¡Sorpréndeme!

A1 Report - Ndihma ekonomike, nga sot lekët do u dorëzohen vetëm grave

2015-08-22 2 Dailymotion

TIRANË - Zv/ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Genta Sula prezantoi sot nismat e reja për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, që kanë të bëjnë me shpërndarjen e saj dhe për fond shtesë për familjet që kanë fëmijë në arsimin e detyrueshëm.

Nga ambientet e Kryeministrisë Sula deklaroi se nga sot ndihma ekonomike për familjet në nevojë do t'u shpërndahet vetëm grave. Nga ky vendim sipas saj pritet që gruaja të ketë një fuqizim ekonomik. Dhe sjell një cilësi më të mirë për familjet.
Sula deklaroi gjithashtu se do ketë një fond shtesë për familjet që do mund të provojnë mbarëvajtjen e mirë të fëmijëve të tyre në shkolla duke evituar kështu braktisjen e tyre për të ndihmuar familjet.

Familjet që trajtohen me ndihma ekonomike, mund të përfitojnë nga ky fond shtesë edhe nëse janë të kujdesshme për vaksinimin e fëmijëve të tyre.
Në deklaratën e saj, zv/ministrja Sula u shpreh se me këto vendime ndihma ekonomike bëhet më solidare më e drejtë.