¡Sorpréndeme!

Të përndjekurit vazhdojnë grevën: Do dalim kur të dënohen krimet e komunizmit

2015-08-22 3 Dailymotion

Tiranë- E ndërsa vizita e komisionerit për zgjerim në BE, Stefan Fyle, mbylli grevën 15 ditore të larguarve nga administrate, greva e ish-të prëndjekurve vazhdon të mbetet pa zgjidhje. Ata janë sot në ditën e 9-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e tyre vijon të përkeqësohet. Ata shprehen të vendosur për të vijuar grevës deri sa krimet e komunizmit të dënohen.

"Gjendja sa vjen dhe rëndohet. Por unë do t'ju them sot parlamentarëve shqiptarë , ata që e ndjejnë veten shqiptarë, le të denojnë krimet e komunizmit, të zbatojnë rezoluten e Këshillit të Europës, sepse ne jemi të vendosur deri në vdekje për 5 pikat që ne kemi parashtruar. I bëj thirrje qeverisë , të mos hedhi baltë mbi të burgosurit politik, por të zbatojë vetëm ligjin. Zori Fyle le t'ua bënte një pyetje politikanëve dhe deputetëve a është zbatuar rezoluta e Këshillit të Europës për denimet e krimit të komunizmit në Shqipëri? Një gjë e cila vazhdon dhe sot , që krimet e komunizmit të mos denohen. Duke nxjerrë portretet e Enver Hoxhës, duke nxjerrë simbolet e diktaturës, duke rifilluar një luftë klasash, duke pushuar fëmijët tanë nga puna, duke mos dhënë dëmshpërblimin, duke mos integruar këtë shtresë fisnike të kombit Shqiptarë, nuk ka sesi Shqipëria të eci drejt Europës. Në momentin që do fillojë seanca plenare për të denuar krimet e komunizmit në Shqipëri atëherë do të marrim vendim tjetër. Në jemi për të denuar figuren dhe krimet e diktatutës komuniste për 50 vjet në Shqipëri"- tha Fatmir Hoxha për gazetaren Manjola Hasa.

Një ditë më parë grevës së ish-të përndjekurve politikë iu shtua edhe një kosovar 73-vjeçar, i quajtur Faslli Deliu, i dënuar me 14 vjet burg në burgun e Burrelit gjatë regjimit komunist.

Ish- të përndjekurit vizitohen nga miqtë e tyre të shoqatës, ç'ka tregon se ka ekziston një solidaritet mendimi ndërmjet tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/