Pak kohë pasi qeveria urdhëroi mbylljen e menjëhershme të guroreve, në zonën e Kurbinit ato kanë nisur të lulëzojnë sërish.
Punimet për ndërtimin e një guroreje në zonën e kurorës së pishave ka mbledhur në protestë mbi 300 banorë të fshatit Mal i Bardhe në Kurbin.
Banorët kanë kërkuar nga kompania që sipas tyre ka falsifikuar dokumentet për ndërtimin e gurores, të mos nisë punimet, pasi ndotja dhe impakti i saj tek mjedisi dhe njeriu do të jetë katastrofale.
Banorët thonë se janë të vendosur të parandalojnë çdo firmë fantazëm që do të demtojë ekosistemin e zonës perreth Milotit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/