¡Sorpréndeme!

Korçë, PS merr këshillin e qarkut, PD: bleu 4 këshilltarët tanë

2015-08-22 2 Dailymotion

Korçë-Këshilltarët e Partisë Socialiste shkarkojnë me 37 vota pro kreun e këshillit të qarkut, Landi Gushi i cili ishte përfaqësues i Partisë Demokratike. Në vendin e Gushit të majtët zgjedhin me 36 vota pro kryetaren e re të Këshilli, Irena Nikaj. Ndërkohë Partia Demokratike nuk mori pjesë në procesin e votimit. Shkarkimi i tij është bërë me 39 vota të këshilltarëve socialistë, pjesë e së cilës iu bashkuan edhe 6 vota të këshilltarëve të PD-së që sot kaluan me PS. Ndërkohë që opozita nuk mori pjesë në votim. Dy prej këshilltareve të djathtë të komunes Miras në Devoll te cilet bashkuan votat me PS jane larguar nga mbledhja pasi sipas tyre ata ishin kercenuar me jetë nëpermjet telefonit.
Ndërkohë një tjetër këshilltar i djathtë njëkohesisht kreu i komunes Moglicë i cili u bashkua me Partine Socialiste, deklaroi se nuk e ka bërë këtë gjë për favore politike por me vullnetin e tij të lirë dhe në të mirë të atyre që e kanë votuar.
I pyetër për votat e marra nga elektorati i djathtë, këshilltari i shpreh se "unë jam përfaqësuesi i të gjithë basnorëve dhe jam në shërbim të tyre"
Pak para mbledhjes së këtij keshilli deputeti demokrat, Edmond Spaho akuzoi koalicionin e majtë se ka blerë këshilltarët e Partise Demokratike siç beri në zgjedhjet bashkiake duke cënuar kështu rëndë themelet e demokracise.
Këshilltarët që kanë kaluar me Partinë Socialiste janë kreu i Komunës Moglicë, Afrim Beqiri; kreu i Komunës Qendër në Leskovik, Dhori Bregu; kreu i Komunës Çlirim në Kolonjë Arjan Dhimo, Andon Hyska këshilltarë nga Devolli, Gavril Hyska Këshilltar i Komunës Mollaj dhe Alketa Zace Këshilltare në Komunën Miras në Devoll.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/