Qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha i ka kopmanise lobuese "Podesta", 180 mijë dollarë për shërbime lobimi më datë 9 shtator 2013, pra një ditë para se të linte pushtetin. Sipas dokumentave të pulbikuara nga "Influence Explorer", pjesë e Sunlight Foundation, burimi qendror i të dhënave për paratë dhe influencën në politikën amerikane, është bërë pagesa prej 180 mijë dollarë, një ditë pasa se presidenti Bujar Nishani të dekretonte qeverinë e re të majtë, që doli fituese në zgjedhjet e Qershorit.
Ish-qeveria e drejtuar nga Berisha ka paguar për lobim gjatë vitit të kaluar një sërë këstesh, që sipas "Influence Explorer", në total për vitin 2013 shuma e paguar, nga muaji Prill deri në Shtator, ka qenë 560 mijë dollarë. Pagesa prej 180 mijë dollarësh është vetëm njëri nga këstet. Ndërsa të gjitha janë përfituar nga grupi "Podesta", kompania lobuese e Toni Podestës.
Pagesat e vitit të kaluar janë vazhdim i një historie, që ka nisur kohë më parë, në vitin 2007, kur u nënshkrua kontrata e parë e lobimit me kompaninë "Euro Ridge", në pronësi të ish-sekretarit për Sigurinë e Brendshme në SHBA, Tom Ridge.
Që nga ajo kohë, kontratat për lobim dhe për kurimin e imazhit të qeverisë shqiptare në sallonet e politikës amerikane kanë vazhduar vit pas viti. Në 2009 del në skenë "Patton Boggs" dhe më vonë "Podesta". Dy kompani që, sipas "Sunlight Foundation", vetëm për periudhën 2011-2013 kanë marrë nga qeveria shqiptare rreth 2,4 milionë dollarë për shërbime lobimi.