¡Sorpréndeme!

Basha: Qeveria fshehu provat, bashkëpunëtore me narko-trafikantët

2015-08-22 1 Dailymotion

Tiranë- Në një dalje të rrufeshme nga selia blu, kreu i Partisë Demokratike ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë për bashkëpunim siç tha ai me rrjetin kriminal të narko-trafikantëve. Bllokimi i avionit të drogës në Divjakë, sipas Bashës nxori në pah të vërtetën, përkundër tentativës së qeverisë për të pastruar skenën e krimit dhe fshehur provat.

"Me gjithë përpjekjet e mëdha të kartelit të drogës, Ministrit të Brendshëm dhe shefit të tij Edi Rama për pastrimin maksimal të skenës së krimit në Divjakë, duke penguar me dhunë për më shumë se 2 orë praninë e mediave në vendgjarje, duke larguar dhe fshehur me sa mundën ngarkesat dhe paratë e drogës nga vendi i ngjarjes. Duke qepur shkel e shko deklarata plot kundërthënie dhe vetëdikretituese sikur avioni që ra nuk kishte të bënte me drogën e tyre dhe paratë e tyre, së fundi duke terrorizuar për të mbyllur sytë dhe gojën me dhjetra dëshmitarë okularë, prapëseprapë e vërteta e trafikut të lëndëve narkotikëve me avionë në territorin dhe hapësirën ajrore Shqipërisë, sot u plasi mbi kokë qeveritarëve, zyrtarëve dhe narkotrafikantëve të bashkuar në bandën më të rrezikshme të krimit të organizuar që Shqipëria ka njohur në 23 vite demokraci" tha Basha.

Sipas kreu të PD, bashkë me avionin e rrëzuar sot në plazhin e Divjakës, "ka rënë edhe qeveria e mashtrimeve", ndërsa u bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë ngjarjen dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

"Ngjarja e sotme shërben për transparencën e trafikut të drogës problemi më madhor që PD ka identifikuar dhe ka vënë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të kaluara. Zullumi këputet kur trashet, këputet. Zullumi me trafikun e drogës, sipas nesh dhe ndërkombëtarëve ishte trashur kaq shumë sa u këputur. Nuk ishte vetëm rasti që bërë transparencën e madhe, provën e pushtimit me lejë të hapësirës ajrore nga narkotrafikantënt. Sot konfirmohet informacionet e dhëna nga punonjësit e ndershëm dhe nga vetë qytetarët. Ata që janë tallur me akuza e opozitës kanë dalë para publikut me zbulimin e trafikut të drogës. PD e opozita po ndjek nga afër ngjarjen e jashtëzakonshme sotme dhe mbështesim pa asnjë rezervë punonjësit e ndershëm të të gjitha institucioneve ligjzbatuese. PD sikundër çdo qytetar kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente dhe nxjerrjen e faktorëve para drejtësisë. Publiku shqiptar, pa as një dallim partie e moshe nuk mund të pajtohen e të qeverisën nga një grup njerëzish që po jep prova të pakundërshtueshme se nuk e lufton, po e lejon, e mbështet, trafikun e drogës, dhe është bërë pjesë e kartelit të drogës", deklaroi kreu i PD-së.