Tirane- Qeveria shkrin Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm.
Në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë Qeveria ka vendosur që të ndryshojë emërtimin, përbërjen dhe kompetencat e kësaj strukture.
Ekzekutivi ka vendosur që të ngrihet Shërbimi për Ankesat dhe Cështjet e Brendshme dhe shfuqizimin e bazës ligjore të SHKB-së.
Sipas vendimit misioni i këtij Shërbimi do të jetë garantimi i zbatimit të ligjit dhe interesave te publikut, mbrojtja nga veprimtaria e mundshme kriminale dhe e kundërligjshme e kryer nga punonjës të veçantë të strukturave policore, pavarësisht funksionit dhe gradave.
Ndërkaq objektiv i parë i kësaj strukture mbetet parandalimi dhe zbulimi e hetimi i veprave penale si dhe i shkeljeve të ligjit të kryera nga punonjësit e strukturave gjatë ushtrimit të detyrave, por edhe pranimi, administrimi e zgjidhja e ankesave ndaj punonjësve të strukturave për mospërmbushje të detyrës sipas standardeve të miratuara me akte normative.
Vendimi përcakton se ky shërbim do të kryejë edhe analiza e studime si dhe rekomandime në bazë të inspektimeve dhe hetimeve për aspekte të rëndësishme të organizimit e të funksionimit të strukturave dhe pritshmërisë së publikut në drejtim të sigurisë. Struktura do të funksonojë në varësi të ministrit të Punëve të Brendshme.