Besimtarët e krishterë festojnë sot në mbrëmje Pashkët. Imzot Rrok Mirdita dhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos uruan sot besimtarët e tyre për festën e Pashkëve.
"Festojmë sot fitoren e Zotit. I themi çdo burri dhe çdo gruaje mos kini frikë. Krishti i ringjallur i mbushtë me shpresë jetët e gjithë secilit", tha Imzot Rrok Mirdita në mesazhin e tij
Duke uruar gëzuar Janullatos u shpreh: "Lindja e Krishtit është e mbushur me dritë të shkëlqyer, rrezaton valë drite në të gjitha drejtimet e botës. Këtë dritë ftohemi ta marrim në thellësinë e qënies sonë. Të shohim mendjen, fytyrën e zemrat tona, që shpesh pushtohen nga melankolia dhe zemërimi. Vëllezër e motra, Krishti u ngjall. Gëzuar!".