¡Sorpréndeme!

A1 Report - Vrasja e Karelit, Greqia lëshon urdhër-arreste për tetë gardianë

2015-08-22 1 Dailymotion

SELANIK - Tetë urdhër-arreste janë lëshuar deri më tani për vrasjen e Ilia (Ilir) Karelit, 42 vjeç, që në Shqipëri njihet me emrin Gëzim Kume, në burgun e Nigridas. Nën hetim janë edhe 14 punonjës të burgut të Nigridas, roli i të cilëve do të verifikohet gjatë hetimit.

Prokurori Nick Antonarakos i qytetit Amfisas, që ka juridiksion mbi burgun Malandrinos, ku dhe ka nisur dhunimi i 42-vjeçarit Kareli, deri më tani ka kërkuar që 8 gardianë të burgut të Nigridas të vihen në pranga pasi janë përgjegjës për dhunimin deri në vdekje të shqiptarit.

Por pritet që fletë-arreste të lëshohen edhe për disa gardianë të burgut të Malandrinos, pasi sipas hetimeve aty ka nisur edhe dhunimi i shqiptarit të dënuar, i cili vrau një gardian burgu.

Në këtë burg mësohet se, Karelit i është shkaktuar edhe dëmtimi i kraharorit, që i ka sjellë edhe hemoragji të brendshme duke i sjellë vdekjen. Siç shkruan media greke, në këtë burg Kareli në datën 25 mars 2014 është rrahur nga të paktën 10 gardianë.

Nga provat e mbledhura nga prokuroria, në një prej videove që është regjistruar nga kamerat e burgut të Nigridas, duken dy gardianë të këtij burgu që e fusin Karelin në qeli pa ndjenja.

Gjithashtu do të hetohen edhe ata që kanë pasur në kontakt në gjykatë, Departamentin e Policisë së ITEA, deri në qelinë e tij të fundit në burgun Nigritas.

Drejtoria e Punëve të Brendshme është duke bërë hetime intensive, që përfshin të gjithë oficerët korrektues, të policisë, roje dhe dhjetra njerëzve që kanë qenë në kontakt me të burgosurit në "rrugën" në burgun e Malandrinos, gjykatën, policinë Departamenti i ITEA, deri në qelinë e tij të fundit në burgun Nigritas.