¡Sorpréndeme!

A1 Report - Rama leter Bashes: Te ulemi bashke per reformen territoriale

2015-08-22 1 Dailymotion

TIRANE- Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të Partisë Socialiste, i ka dërguar një letër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e ftuar opozitën të marrë pjesë në komisionin për reformën territoriale. Duke vënë theksin në rëndësinë e realizimit të kësaj reforme, kreu i qeverisë në letrën drejtuar Bashës shkruan se për miratimin e reformës kërkohet konsensus dhe përfshirje e gjitha palëve, edhe pse mazhoranca i ka 84 vota.

Kryeministri Rama thekson se në këtë komision, opozitën i jepen të drejta të barabarta me shumicën, ku secila palë do ketë një numër të barabartë anëtarësh.