¡Sorpréndeme!

A1 Report - Krime, Abramov: Keqardhje per qendrimin e Shqiperise

2015-08-21 2 Dailymotion

TIRANE- Rusia shpreh keqardhje per qëndrimin e mbajtur nga qeveria Shqiptare për konfliktin në Krime. Ambasadori i Rusisë në Tiranë Leonid Ambramov , ka dhënë një konferencë të posacme për mediat , duke sqaruar qëndrimin e Moskës zyrtare ndaj pozicionimit të Shqipërisë për cështjen e Krimesë. Abramov sqaroi se për palën Ruse , ka keqardhje ndaj qëndrimit të Shqipërisë, që nuk respekton të drejtën e popullit të Krimesë për vetëvendosje.

Për kryediplomatin rus, deklaratat e Ministrisë së Jashtme nuk i shërbejnë forcimit të marrëdhenieve mes 2 vendeve. Megjihatë u shpreh se pavarësisht situatës , ka mundësi që mes vendeve të zhvillohen edhe më tej raportet.

"Mund të shpreh vetëm keqardhje dhe Shqipëria e di shumë mirë parimin e vetëvendosjes dhe sa i rëndësishëm është ky parim për një jetesë normale të popujve. Nuk jam për deklarata të tilla, por udhëheqës dhe të Shqipërisë dhe Hashim Thaçi kanë deklaruar se nuk ekziston asnjë ngjashmëri mes Kosovës dhe Krimesë. Nuk e kemi thënë ne, por e keni thënë ju".

Në lidhje me vendosjen e sanksioneve nga disa shtete perëndimore , Abramov tha se do të kenë efekt të kundërt. Pasi mund të shkaktojnë goditje për ato shtete që i promovojnë .

"Vendosja e sanksioneve nuk besoj se do të ketë ato efekte, që synojnë . Edhe herë të tjera ndaj shteteve më të vogla se Rusia, është dëshmuar se nuk kanë dhënë efekt. Rusia është një shtet i madh dhe ka aleatë të tjerë si Kina , India. Madje besoj se sanksionet mund të shkaktojnë një goditje për ato shtete që i vendosin .

Diplomati Rus, shtoi gjithashtu se Rusia do të përpiqet me cdo formë dhe mënyrë që të mos ketë përdorim të armëve . kjo është hera e parë që Ambasadori Rus abramov , jep një konferencë të posaçme për mediat për këtë cështje

I pyetur në lidhje me deklaratën e Berishës i cili e cilësoi "Putin fashist', ambasadori u shpreh: "Deklaratat e Berishës kundër Putin, tregojnë se është analfabet historik. Berisha ka mbetur në qorrsokak politik, nuk di ç'thotë".