¡Sorpréndeme!

Benjamin 1 160314 1

2015-08-21 0 Dailymotion

Kandidati i VMRO-së për kryetar shteti dhe kryetari aktual Gjorge Ivanov ka promovuar një broshurë 56 faqesh lidhur me veprimtarinë e tij në mandatin 5 vjeçar si president. Broshura është vetëm në gjuhën maqedonase, edhe pse në pjesën më të madhe të saj Ivanovi lavdërohet me angazhimin e tij për kultivimin e bashkëjetesës dhe modelin multietnik të funksionimit të shtetit. Madje në një pjesë të saj, Ivanovi shpjegon se si në takimet me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian u ka sugjeruar modelin e Maqedonisë për funksionimin e Unionit.

"Në takimet e mia me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian, nuk lëshova mundësinë që ti ftoj ti kthehen idesë burimore të Unionit. Të vlerësojnë identitetin maqedonas dhe identitetet e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë njëlloj sikurse identitetin e tyre. Ti përkujtoj se Maqedonia është shembull i bashkimit të dallimeve, ku secili mund të jetë i ndryshëm, por duhet të jetë i barabartë në të drejtat dhe obligimet", shkruan në këtë broshurë.

Sot nga VMRO DPMNE-ja nuk deshën të komentojnë pse platforma e Ivanovit është vetëm në gjuhën maqedonase, edhe pse në brendësi të saj është përplot fjalë për respektimin e dallimeve. Mandati 5 vjeçar i Ivanovit do të mbahet mend jo vetëm për mos respektimin e gjuhës shqipe, por edhe për fiaskon diplomatike me dështimin e Samitit të Ohrit që duhej të mbahej në qershor. Samiti dështoi pas bojkotit të presidentit shqiptar Bujar Nishani dhe atij kroat Ivo Josipoviq, pasi Ivanovi me kërkesë të Serbisë, nuk i kishte dërguar ftesë presidentes kosovare Atifete Jahjaga. Ivanov bojkoti edhe 100 vjetorin e pavarëisë së Shqipërisë që ishte mbajtur në Shkup. Mandatin e tij do ta shënojnë edhe deklarata të ndryshme qesharake të tij, si ajo për komunikimin me mbylljen e syrit me presidentin amerikan Barak Obama.

"U takova me nënpresidentin Bajden, ndërsa me presidentin Obama u përshëndetëm duke mbyllur syrin, sepse ishim në tavolinat fqinje, dhe kështu u përshëndetëm", thoshte Gjorge Ivanov, president.

Në një prononcim Ivanov kishte thënë se kur ai ka mundur të zgjidhet presidenti pse edhe të tjerr të mos arrijnë diçka.

"Fëmijët të hanë pemë, të jenë të shëndetshëm, në trup të shëndetshëm të kenë shpirt të shëndetshëm, dhe të përcjellin, nëse unë kam mundur të jem president, edhe ata mund të bëhen diçka në jetë", ka thënë Gjorge Ivanov, president

Për çështjen e emrit Ivanov kishte folur për kompromisin e arsyeshëm por pa sqaruar se çfarë kupton me atë term.

"Kompromisi i arsyeshëm është kompromis i arsyeshëm. Ai është kompromis i arsyeshëm, nuk mund të ju shpjegoj unë tani, kuptojeni!", deklaronte Gjorge Ivanov, president.

Së fundit në një intervistë dhënë për portalin Republika, Ivanov thotë se nuk e kupton kundërshtimin e BDI-së ndaj kandidaturës së tij, pasi sipas tij, BDI-ja nuk ka pasur asnjë ankesë gjatë udhëheqjes së tij me shtetin. Benjamin Arifi