TIRANA - Çertifikata mirënjohjeje për të gjithë vitet e përkushtimit për arsimimin e brezave të tërë të rinjsh. Ka qenë kjo "dhurata" e veçantë që Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, u ka bërë mësuesve të shkollave profesionale me rastin e ditës së dijes.
Gjatë një vizite në Qendrën e Formimit Profesional Nr. 1, pranë shkollës "Harry Fultz," ministri Veliaj ka nënvizuar edhe njëherë faktin se orientimi drejt arsimit professional është e vetmja rrugë për rritjen e punësimit në vend.
Sipas Veliajt, fokusi duhet përqëndruar më fort tek vajzat dhe gratë, duke qënë se vetëm 16% e tyre frekuentojnë arsimin profesional. Vetëm në këto muaj, në Qendrën e Formimit Profesional Nr. 1 në Tiranë janë regjistruar 400 kursantë të rinj, shumica prej tyre janë gra dhe vajza.