¡Sorpréndeme!

A1 Report - Fitimet e kompanive, taksim kur transferohen jashte vendit

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANË-Kompanitë e mëdha private, të cilat deri tani kanë transferuar rregullisht fitimet e tyre jashtë vendit në formën e dividentit, tani do të taksohen në mënyrë të rregullt. Qeveria i ka bërë ndryshime dhe përmirësime ligjit "Për Tatimin mbi të ardhurat" i cili këtej e tutje do të përcaktojë qartë formën, se si do të kontrollohen dhe taksohen nga shteti të gjitha fitimet e kompanive të mëdha dhe transaksionet, që dalin jashtë vendit.

Referuar relacionit të Ministrisë së Financave i cili shoqëron këtë ligj, procedura e "Transferimit të çmimit" që nënkupton transferimin e fitimeve, në praktikë ka rezultuar e pa zbatueshme nga organet tatimore, pasi formulimi i tij ka qenë i mangët dhe i paqartë. Duke përfituar nga ky vakum, edhe kompanite e mëdha në vend kryenin me lehtësi transaksione duke transferuar fitimet rregullisht jashte vendit.

"Transferimi i çmimit" është në thelb tërësia e transaksioneve që realizojnë shoqëritë multinacionale me vendndodhje të tyre në shtete të ndryshme, në formën e një filiali, dege, apo selie të përhershme, me qëllim transferimin e fitimeve nga një vend në një vend tjetër. Kjo ka bërë që të gjitha shtetet, si ato anëtare të OECD-së, vendet kandidate për tu antarësuar në OECD dhe të tjera jashtë këtij organizmi, ta shohin me vëmendje trajtimin nga ana fiskale të këtyre transaksioneve, duke përshtatur legjislacionet e tyre, me qëllim taksimin e këtyre fitimeve.

GJOBË FIKSE NË RAST VONESE TË SHLYERJES SË TAKSËS MBI TË ARDHURAT
Gjithashtu, Këshilli i Ministrave ka parashikuar një gjobë fikse prej 10 mijë lekë për çdo muaj vonesë në rast të mos pagimit të taksës mbi të ardhurat.

Në këtë mënyrë çdo taksapaguesi i shtohet vlera e gjobës në rast vonese. Kjo gjobë do të rritet me 10 mijë lekë çdo muaj në rast të mos të pagesës së taksës mbi të ardhurat në kohën e parashikuar, kjo në bazë të ligjit "Mospagimi në afat i detyrimit tatimor apo kontributit".

"Në rast të mosparaqitjes në kohë të njoftimit të transaksioneve vjetore të kontrolluara, në përputhje me dispozitat përkatëse të udhëzimit të ministrit të Financave, "Për transferimin e çmimit", tatimpaguesi dënohet me një gjobë fikse prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh, për çdo muaj vonesë", behët e ditur në faqen e vendimeve të Këshillit të Ministrave", sqaron KM-ja në projektligjin e propozuar.