TIRANE- Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, i ka bërë thirrje nxënësve të shkollës teknike-ekonomike në Tiranë të vazhdojnë rrugën e arsimimit professional, si një zgjedhje që do t'i japë një punë të nesërmen.
Keni bërë një zgjedhje të shkëlqyer që po studioni në një shkollë profesionale. Në zyrat e punës, 9 nga 10 vendet e lira të punës që reklamohen kërkojnë arsimim profesional. Prandaj, pyetja sot është: Çfarë dini të bëni? E në fakt, në një shkollë si kjo e juaja ka një përgjigje: Po, unë di të jem ekonomist, di të mbaj bilanc, di si menaxhohet një bankë apo të ardhurat e një biznesi"-tha Ministri.
"Askush nuk e mëson futbollin në teori. Duhet të futesh në fushë, të mësosh si të pasosh topin dhe si të luash në ekip"- foli Veliaj për nxënësit.
Sipas ministrit Veliaj sistemi i ri dual i mësimdhënies në shkolla, ku bëhet teori dhe praktikë njëkohësisht, është një aspekt pozitiv i cili do të përmirësojë njohuritë dhe aftësitë e nxënësve për profesionin e tyre të ardhshëm.