TIRANE- Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë, e drejtuar deri 1 javë më parë nga Zana Xhuka nuk ka bërë asnjë kallëzim penal në Prokurori gjatë vitit 2013. "A1 Report" ka mundur të sigurojë raportin e Prokurorit të Përgjithshëm dorëzuar më 24 shkurt në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionin e Ligjeve. Trafiku i lëndeve narkotike dhe hetimet për sekuestrimin e pasurive të fituara nga droga mbeten ende një shqetësim për agjensitë ligjzbatuese në Shqipëri e në veçanti për organin qëndror të akuzës.
ASNJE KALLËZIM NGA ZANA XHUKA
Në raportin e hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme sa i përket luftës ndaj korrupsionit në raport kallëzimet e bëra nga institucionet shtetërore pasqyrohen me anë të kësaj grafike me një shifër totale prej 1 669 të tilla.
Por organi akuzës pasqyron se përgjatë 2013-ës i vetmi Institucion që nuk ka bërë asnjë kallëzim penal është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, i drejtuar deri 1 javë më parë nga Zana Xhuka.?
TRAFIKU I DROGES
Në kapitullin për "Trafikun e lëndëve narkotike" thuhet se krahasuar me një vit më parë, rezulton se procedimet penale për këtë vepër janë pesëfishuar. Konstatohet rritje e ndjeshme e referimeve për këtë vepër penale, kjo falë edhe rritjes së numrit të arrestimeve të kryera në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Policisë së Shtetit. Gjithësesi, vlerësohet se sfida kundër trafikut të lëndëve narkotike është ende e hapur.
Por shqetësim sipas Kryeprokurorit mbetet fakti se në pjesën më të madhe të rasteve, personat e ndaluar dhe arrestuar janë transportues të lëndëve narkotike. Kjo ka ndikuar drejtëpërdrejt edhe në hetimet pasurore, "pasi subjektet e hetuar, më së shumti korrierë, shpesh rezultojnë pa prona, llogari bankare dhe pa veprimtari biznesi".
GJAKMARRJA
Në raport për veprën penale "kanosje për gjakmarrje", numri i procedimeve penale është rritur në vlera të vogla, të papërfillshme me realitetin e ngujimit, që lidhet ngushtë me këtë vepër penale deklaron prokurori i përgjithshëm duke shtuar se ky fenomen mbetet një problem shqetësues që kërkon një angazhim sa shoqëror aq edhe institucional.
Zhvillimi i palejuar i lojërave të fatit sipar raportit përgjatë vitit 2013 krahasuar me një vit më parë ka 502 procedime penale më tepër kjo falë dhe bashkëpunimit me administratën tatimore dhe policinë e shtetit përgjatë muajve të fundit, thuhet në materialin e depozituar në parlament.
Në raport flitet dhe për mardhënien e Prokurorisë së Përgjithshme me institucionet e tjera si Presidenti, Kuvendi dhe Kryeministria ku për organin e akuzës me kryeministrin ka patur dhe një formë të veçantë bashkëpunimi për ngritjen e strukturës Task-Force "Për përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike".
Aktualisht raporti ndodhet në Komisionin e Ligjeve dhe në zyrën e Kreut të Kuvendit Ilir Meta, ndërsa pritet që në fund të marsit Kryeprokurori të raportojë në komisionin e ligjeve e ...