TIRANË- Është shembur në orën 15:39 minuta godina 7-katëshe që ndodhej në zonën e "Vilave Gjermane", në zonën e rrugës së Elbasanit. Godina pa leje ishte bllokuar që ditën e djeshme nga forcat e INUK.
Fillimisht ishte njoftuar se godina do të shembej në orën 15:00, por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të një defekti në sistemin e kapsollave që ishin montuar nga forcat xheniere.
Janë bërë edhe dy tentativa të tjera por shpërthimi nuk ndodhi. Pas një modifikimi, pasi janë zëvendësuar 10 kapsollë u krye edhe shpërthimi që solli edhe shkatërrimin e plotë të godinës.
ORA 15:39 SHEMBET ME EKSPLOZIV GODINA 7 KATESHE
Në orën 15:39 minuta është shembur ndërtesa 7-katëshe në zonën e "Vilave Gjermane". Shembja ishte parashikuar të bëhej rreth orës 15:00, por gjatë procesit të shpërthimit të lëndës eksplozive ka pasur një defekt.
Nga zona ku ndodhi edhe shembja, gazetari Arsen Rusta raporton se shpërthimi ka qenë i madh dhe është ndjerë në një zonë të gjerë. Mësohet se nuk ka dëmtime në njerëz, por janë dëmtuar disa banesa në zonën ku ndodhej ndërtesa 7-katëshe e cila u hodh në erë me lëndë eksplozive.
ORA 15:17 DESHTON PER TE TRETE SHEMBJA E GODINES 7-KATESHE
Ka dështuar për herë të 3 shembja me eksploziv e ndërtesës 7-katëshe që ndodhet në rrugën e Elbasanit. Forcat xheniere kanë bërë tre prova për të shpërthyer lëndën eksplozive, por asnjëri prej kapsollëve nuk ka shpërthyer.
Gazetari i A1 Report Arsen Rusta, raporton nga vendi i ngjarjes se, do të bëhet zëvendësimi i 10 kapsollëve të parë që nuk kanë marrë komandën për të shpërthyer.
ORA 15:00 DEFEKTI NE SISTEM, SHTYHET SHEMBJA E NDERTESES
Është shtyrë shembja e ndërtesës 7-katëshe në zonën e "Vilave Gjermane". Shembja ishte parashikuar të bëhej rreth orës 15:00, por gjatë procesit ka pasur një defekt. Godina u bllokua një ditë më parë nga INUK. U devijua trafiku i mjeteve që lëvizin tek kjo zonë nga ora 14:00-17:00.
ORA 11:20 SHEMBJA E GODINES, BLLOKIM RRUGES SE ELBASANIT
Ka nisur paraditen e sotme puna për shembjen e ndërtesës 7-katëshe pa leje të bllokuar një ditë më parë nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në zonën e "Vilave Gjermane" në Tiranë.
Policia bën me dije se shembja e godinës do të bëhet rreth orës 15:00, ndërsa për këtë shkak do të devijohet trafiku i mjeteve që lëvizin nga rruga e Elbasanit në kryeqytet në drejtim të Elbasanit.
Bllokimi i rrugës së Elbasanit, nga Fakulteti i Histori-Filologjisë deri tek rrethrrotullim Saukut; rruga "3 Vëllezërit Kondi"; dhe të gjitha rrugicat e Kodrave të Liqenit që lidhen me rrugën e Elbasanit do të bllokohen nga ora 14:00 deri në 17:00 të ditës së sotme.
Policia bën me dije se janë hapur 130 vrima në të gjithë godinën 7-katëshe, një objekt me 2 kate nën tokë dhe 5 mbi tokë, të gjithë pa leje.
Ndërkaq ekspertët e xhenios po punojnë për vendosjen në to, të një pjese të eksplozivit C4 dhe të eksplozivit plastik.
Sipas raportimit të gazetarit Arsen Rusta do të bëhet shembje e pjesshme e eksplozivit, ndërsë më pas do të vijohe...