Dënimi kapital rrezikon të krijojë një incident diplomatik mes SHBA-së dhe Meksikës i dhënë në Teksas për një shtetas meksikan. Edhe pas tentativave të ndërhyrjeve diplomatike dhe shumë protestave zyrtare në vendin e tij, 46-vjeçari nga Meksika Edgar Tamayo Arias është ekzekutuar mbrëmjen e të mërkurës, pasi ishte dënuar për vrasjen e një polici në vitin 1994 në Hjuston.
Sipas avokatëve mbrojtës të tij, kur meksikani është marrë në pyetje, nuk e fliste mirë gjuhën angleze dhe nuk iu lejua që të ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës Meksikane. Gjithmonë sipas avokatëve të tij, Edgar Tamayo Arias vuante edhe nga një problem mendor.
Bëhet fjalë për ekzekutimin e tretë të një qytetari meksikan në Teksas. Ndërkohë që Shteti Federal, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përpara se të mbyllej kishte qenë gjithmonë në kundërshtim të ekzekutimeve, duke tentuar edhe presionin ndaj autoriteteve të Teksasit. Ndërkohë qeveria e Meksikës, ku është hequr dënimi me vdekje kishte protestuar formalisht. Meksikani kishte hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte edhe një precedent penal në Kaliforni. Bëhet fjalë për ekzekutimin e parë në Teksas për dënimin me vdekje për vitin 2014-të.
Në vitin 2004, ishte vendosur edhe një datë tjetër për ekzekutimin e tij, por Gjykata e Hagës kishte vendosur se Tamayo nuk kishte qenë i informuar korrektësisht për të drejtat e tij.