¡Sorpréndeme!

A1 Report - Schumacher lufton per jeten, mjeket: E pamundur te bejme parashikime

2015-08-21 0 Dailymotion

Michael Schumacher është duke luftuar me vdekjen.Gjëndja e 7 herë kampionit të botës në F1 vijon të mbetet kritike: "Nëse nuk do të kishte kaskën mbrojtëse tashmë do të kishte vdekur", kanë thënë mjekët e spitalit të Grenoble në Francë aty ku është shtruar gjermani.

Pas dy operacioneve të kryera njëra në momentin e mbërritjes në spital dhe një tjetër ndërhyrje gjatë natës pas rrëzimit duke bërë ski në Meribel, Schumi është në garën më të vështirë të jetës së tij.