¡Sorpréndeme!

EVN mbështet aktivitetet e Kryqit të Kuq

2015-08-21 0 Dailymotion

Nën moton: "Ne duam, ju e dini, së bashku mundemi" sot qendrën ditore të kujdesit për të moshuarit në Shkup u shënua Java tradicionale e kujdesit për këtë kategori qytetarësh. Me këtë rast kompania EVN-Maqedoni filloi aksionin e madh për të mbështetur të gjitha aktivitetet e Kryqit të Kuq në ndihmë të të moshuarve. Ky aktivitet mbështetet edhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Paralelisht me këtë ndihmë, EVN premton edhe organizimin e një fushate për rritjen e ndërgjegjes qytetare për të drejtat e personave të moshuar, si dhe për më shumë kujdes ndaj tyre.

"Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka punuar edhe në forma të tjera në përmirësimin e jetës së të moshuar, siç janë hapja e qendrave ditore për të moshuarit në Çashkë, Bogomillë, Samokov, Buçim, Vevçan, Qendër, Çair. Në fazën përfundimtare është edhe qendra ditore në Gazi Babë, kurse së shpejti, do të filloj edhe ndërimi i qendrës ditore për të moshuarit në Negotinë. (6:32) Kjo mënyrë veprimi është e domosdoshme për shkak se personat e moshuar duhet të marrin mbështetjen e duhur nga shoqëria", deklaroi Dime Spasov, ministër i Punës dhe Politikës Sociale.

"EVN-Maqedoni do t'i mbështesë fuqishëm ekipet e Kryqit të Kuq që sigurojnë kujdes për të moshuarit në Shkup, Veles dhe Kriva Pallankë, por EVN - Maqedoni do të ndihmojë Kryqit të Kuq që qendra të tilla të formohen edhe në Kërçovë dhe Dibër. Gjatë vitit të ardhshëm do të angazhohemi në mënyrë shtesë që vullnetarët e Kryqit të Kuq të trajnohen, dhe këto dituri t'i bartin tek të moshuarit, në drejtim të sigurisë së përdorimit të energjisë elektrike dhe kursimit të saj", tha Igor Gievski, EVN -- Maqedoni. Alsat-M