¡Sorpréndeme!

Ivanov: Pa Ballkanin BE-ja projekt i papërfunduar

2015-08-21 1 Dailymotion

Bashkimi Evropian pa rajonin dhe Maqedoninë është projekt i papërfunduar. BE-ja duhet të punojë për zgjerimin e saj. Kështu theksoi presidenti Gjorgje Ivanov në fjalimin e tij në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Evropës Qendrore që po mbahet në Bratislavë. Sipas tij, ecja paralelisht e proceseve është treguar si model pozitiv, ndaj ai duhet t'i ofrohet edhe Maqedonisë, duke i hapur mundësinë e marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE. Sipas Ivanovit, kjo do të nxitë Maqedoninë dhe vendet e tjera të rajonit që të fokusohen tek reformat, të mësohen me disiplinë më të madhe ekonomike dhe fiskale dhe në mënyrë evropiane të mbyllin të gjitha çështjet e hapura.

"Unë theksova hapur kërkesën e Maqedonisë që të marrë datën pasi e meriton atë, si dhe ndaj Maqedonisë të zbatohen përvojat pozitive në procesin e euro integrimit. Kemi shembull pozitiv për lëvizje paralele të procesit dhe kërkojmë që ajo të zbatohet edhe për Maqedoninë pasi jep rezultate. Kështu që përfundimisht, Maqedonia duhet ta marrë datën, por edhe të gjithë të tjerët në rajon që i plotësojnë të gjitha standardet, kriteret dhe parimet", tha Gjorge Ivanov, president.

Sipas Ivanovit, Bashkimit Europian i duhen vetëm dy javë për të reduktuar dallimet me Evropën. Ai konsideron se Maqedonia dhe Serbia duhet të marrin datën për negociata, Shqipëria të bëhet anëtare ndërsa Bosnja-Hercegovina dhe Kosova, të shënojnë progres në agjendën evropiane. Gjyltene Rexhallari