Kinë - Rreth 550 nxënës nga Kina, janë helmuar pas konsumimit të qumështit dhe biskotave. Nxënësit e helmuar frekuentonin disa shkolla fillore dhe të mesme në provincën Qinghai në pjesën veripërendimore të Kinës.
Disa prej tyre janë në gjëndje kritike për jetën , thuhet në një deklaratë të autoriteve lokale. Ata shfaqën simptoma marrje mendsh, të vjella dhe dhimbje koke pas konsumimit të vaktit në mëngjes nga shkolla, që përbëhej nga qumështi dhe biskota.