¡Sorpréndeme!

Moti, java që vjen kryesisht me shi

2015-08-21 1 Dailymotion

Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë, një javë me reshje shiu! Vetëm për të hënën parashikohet mot me vranësira dhe pa reshje, por nga e marta pasdite deri të premten, Maqedonia do të jetë nën ndikimin e një moti të lagësh me reshje të pandërprera, dhe me temperatura që nuk do mund të ngjiten më shumë nga 11 gradë celsius. Tani për tani, borë do të ketë vetëm nëpër male, thonë sinoptikanët.

"Të mërkurën, krahas faktit që moti do të jetë me vranësira, presim reshje shiu, madje reshje intensive, ndërsa në rajonet e larta, do të ketë dëborë. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve, të martën dhe të mërkurën, do të jenë nga 4 deri në 11 gradë celsius -- që janë temperatura relativisht të larta. Të enjten dhe të premten do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe do të ketë reshjeve të shpeshta shiu", tha Kostadinka Arsovska, sinoptikane..

Stabilizim moti, sipas sinoptikanëve, pritet vetën në fundjavë. Ndërkaq, 'zbutja e tillë e motit ditët e fundit, ka mundësuar që edhe qarkullimi rrugor në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale të zhvillohet normalisht', thonë ndërmarrja "Rrugët e Maqedonisë". Nëpër lugina dhe gryka mund të ketë rrëshqitje të shpeshta dheu, sidomos në akset rrugore: Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Koçanë-Dellçevë dhe Berovë-Vinicë, që mund të pengojnë lëvizjen e automjeteve. Megjithatë, autoritetet thonë se pavarësisht nga gjendja momentale e motit, obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete, do të zgjatë deri më 15 mars. Bojana Simonoviq