22 vjet nga themelimi i grupit të parë parlamentarë shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë, PPD-PDP u shënua sot në Tetovë me organizimin e një akademie solemne. Të pranishëm ishin deputet të asaj kohe. Ish deputeti Muhamed Halili tha se, në interest ë politik-bërjes së dikurshme por edhe tani, janë nevojat shqiptarëve për të drejta të barabarta.
"Lëvizja politike shqiptare në Maqedoni lindi në një ambient të vështirë politik, shkolla shqipe të mbyllura, shqiptarë të përjashtuar nga normat kushtetuare me amendamentin 43, me një numër simbolik studentësh në Universitetin e Shkupit, me procesin e diferencimit politik me largim të profesorëve nga shkollat dhe pa media në shqip, shembje të mureve të oborreve të shpive dhe paralele të përziera me mësim në gjuhën maqedonase. Në këto kushte lëvizja politike shqiptare i përcaktoi vetes këto synime politike: ta definoje pozitën kushtetuese të shqiptarëve të Maqedonisë si popull konstituent, ta ngrejë në baza të forta arsimimin në gjuhën shqipe që nga ai fillor deri në atë sipërorë, ta bëj shqipen zyrtare në territoret ku jetojnë shqiptarët realizimi i përfaqësimit proporcional në organet e shtetit si administratë polici gjykatë e çdokënd tjetër", tha Muhamet Halili, ish deputet.
Gjatë kësaj akademie nuk mbetën pa u kujtuar edhe deputetët e parë shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë së pavarur. Ish deputeti, Hamit Aliu me këtë rast tha se kolegët e tij tashmë të ndjerë, mbajnë meritat e përparimit të çështjes shqiptare.
"Sot kur festojmë jubileun e 22-të të parlamentarizmit shqiptar në Maqedoni, me mall dhe dashuri përkujtojmë miqtë tanë që nuk janë më në mesin tonë dhe u larguan përjetësisht nga kjo botë. I përkulemi kontributit të tyre dhënë demokracisë shqiptare që atëherë, të ndjerit Imer Imeri ish kryetar i PPD-së, Mitat Eminit ish sekretarit i përgjithshëm, deputetëve Zudi Eminit, Naif Mustafës, Asllan Selmanit, Shaban Prevallës dhe zv/kryeministrit të asaj kohe Beqir Zhutës", tha Hamit Aliu, ish deputet.
Në akademinë e organizuar me rastin e shënimit të 22 vjetorit të themelimit të grupit të parë parlamentar shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë nuk ishin të pranishëm ish kryetarët e PPD-së, Abdyrahman Haliti dhe Abdilhadi Vejseli. As nga partitë e tjera politike shqiptare nuk kishte asnjë përfaqësues. Bashkim Sulejmani