¡Sorpréndeme!

Zgjidhet problemi me mbeturinat në Tetovë

2015-08-21 1 Dailymotion

Pas publikimit të lajmit në Alsat, për grevën katër ditore të punëtorëve të higjienës në Ndërmarrjen publike Komunale të Tetovës, dhe mbulimin e qytetit nga mbeturinat e pa grumbulluara, arrihet marrëveshja. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike Komunale Ajet Murati, gjatë ditës së djeshme punëtorëve iu janë lëshuar tri rroga dhe ka filluar pastrimi i qytetit ndërsa mbetet që brenda javës të lëshohet edhe rroga e katërt e tyre dhe greva e tyre të përfundojë.

"Ne arritëm që t'ua japim rrogën por është e vërtetë se jemi edhe një rogë Brenda, por jemi në kontakt të drejtpërdrejtë edhe me kreun e komunës dhe me kalimin e kohës dhe po bëjmë çmos që deri javën e ardhshme tu bëjmë pagesat e krejt rrogave që duhet", deklaroi Ajet Murati, drejtor i NPK "Tetova".

Shkak i grevës, sipas drejtorit është pagesa e ulët nga ana e qytetarëve e taksës së higjienës. Megjithatë, sipas Muratit, ka edhe arsye të tjera shtesë që detyrojnë ndërmarrjen të mos mbledhë paratë për të paguar punonjësit e saj.

"Siç mundët të shihni edhe vetë, qyteti sot në mëngjes është i pastër dhe ajo pamje e djeshme nuk është më, por se çfarë marrëveshje është arritur me krerët e pushtetit lokal apo ndërmarrjes publike nuk arritëm ta kuptojmë sepse në repartin e higjienës në ndërmarrjen publike komunale "Tetova nuk ndodhet asnjë i punësuar, megjithatë shihet se qyteti sot është i pastër"

Kjo ishte hera e dytë që punëtorët e higjienës në NPK "Tetova" hidhen në grevë për shkak të mospagesës së rregullt të pagave dhe kontributeve shoqërore.

Bashkim Sulejmani