¡Sorpréndeme!

PDSH, promovon kandidatët për kryetarë komunash

2015-08-21 3 Dailymotion

Shqiptarët në Maqedoni janë në gjendje të mjerueshme andaj duhet të gjithë së bashku punojmë drejt realizimit të interesit tonë kombëtar. Kështu porositi sot lideri i PDSH Menduh Thaçi në promovimin e kandidatëve të Shkupit në zgjedhjet lokale të marsit. Për gjendjen e rëndë të shqiptarëve ai akuzoi partinë shqiptare në pushtet, BDI.

"Pyetjet në të cilat ata duhet të përgjigjen janë këto, pse 10 vjet nuk e bënë gjuhën shqipe gjuhë zyrtare; pse 10 vjet flamurin shqiptar nuk e bën zyrtar në përdorim dhe gjithë shqiptarët të kenë të drejtë ta përdorin këtë flamur; pse 10 vjet nuk e rregulluan statusin e pjesëmarrëse të konfliktit të 2001; pse 10 vjet nuk arritën që prej buxhetit të shtetit të marrin pak më tepër se 1 për qind jo më 30% të buxhetit të shtetit", deklaroi Menduh Thaçi, lider i PDSH.
Beteja për përmirësimin e kësaj gjendje të shqiptarëve është e vështir dhe e rëndë por nuk duhet të dorëzohemi, ka theksuar ai.

"PDSH është lëvizja e shqiptarëve të Maqedonisë. 20 vjet rezistencë, 20 vjet qëndresë kjo është bërë për arsye se ne kemi pas politik shumë të drejtë kombëtare. Sulmet që I janë bërë kësaj partie janë sulme që I bëhen çështjes shqiptare. Ne jemi në një moment shumë të rëndë dhe të vështir. Shqiptarët e Maqedonisë fatkeqësisht nuk kanë mirëkuptim edhe jashtë për këtë gjendje por kush kontribuon që të mos ketë mirëkuptim për gjendjen e rëndë të shqiptarëve ata cirkusant që bëjnë cirkuse", tha Menduh Thaçi, lider i PDSH.

Kandidati i PDSH-së për qytetin e Shkupit do të jetë deputeti aktual Bekim Fazliu, për komunën e Çairit do të garoj Muhamet Thaçi, Butel - Edmond Miftari, Gazi Babë - Nasir Zeqiri, në komunën Shuto Orizarë - Ibrahim Suma, në Haraçinë - Avni Gafuri, Studeniçan - Azem Sadiku dhe Saraj - Hazbi Nuredini. Kandidatët e PDSh-së në fjalimet e tyre premtuan se do të angazhohen për kthimin e dinjitetit dhe të krenarisë së shqiptarëve, se do ti thonë stop politikës së mbrapshtë antishqiptare dhe se do të ketë siguri dhe mirëqenie në vendbanimet shqiptare. Gjyltene Rexhallari