Anëtarësimi në BE nuk nënkupton edhe zgjidhje të të gjitha problemeve me të cilat përballet vendi. Kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sipas të cilit anëtarësimi në BE nuk është përgjigje për gjithçka, ndërsa shembull për këtë është Greqia. Por, nënvizoi më tej Popovski, BE-ja sot po ballafaqohet me sfidën më të madhe deri më tani që nga themelimi.
"Anëtarësimi në BE nuk është zgjidhje për të gjitha problemet dhe sfidat, por është modeli më i kapshëm për arritjen e mëtejme dhe arritjen e rezultateve afatgjate. Kjo është shumë mirë e reflektuar edhe në rrethinën tonë dhe kjo duhet të na inkurajojë", deklaroi Nikolla Popovski, ministër i jashtëm.
Ambasadori britanik në Maqedoni, Kristofer Ivon nënvizoi se Mbretëria e Bashkuar fuqimisht e mbështet procesin e zgjerimit të BE-së dhe në këtë kontekst beson se anëtarësimi i Maqedonisë në BE do të ndodh shumë më shpejtë me shfrytëzimin e mundësive të cilat i jep dialogu paraqasës i nivelit të lartë. Sipas tij, ky dialog do të përshpejtojë procesin në momentin kur Maqedonia do të fitojë datë për anëtarësim të plotë në BE.
"Kur të fillojnë negociatat, shpejtësia e udhëtimit të Maqedonisë do të thyej rekorde, do të jetë më shumë sprint sesa maratonë", tha Kristofer Ivon, ambasador i Britanisë së Madhe.
Ndërkohë edhe deputetët pjesëmarrës në Konferencë u shprehën të vetëdijshëm se anëtarësimit në strukturat euro-atlantike duhet t'i paraprij zbatimi me sukses i të gjitha reformave që kërkohen nga BE-ja
"Për Republikën e Maqedonisë është e një rëndësie të madhe që të jepet nj sinjal pozitiv në samitin e radhës në NATO por edhe Këshilli Evropian, të lejoj që vendi të bëhet anëtare e Aleancës së Veriut, më pas të fitojë datë për fillim të negociatave. Fillimisht për shkak se ajo do të mundësojë stabilitet dhe siguri në rajon, do t'i dekurajojë strukturat nacionaliste në këtë rajon të cilët mendojnë se akoma mund të ketë ndryshime të kufijve në Ballkan", u shpreh Sillvana Boneva, deputete e VMRO-DPMNE-së.
"Duhet ti kryejmë detyrat dhe ti zbatojmë të gjitha reformat e domosdoshme, pavarësisht se sa të vështira mund të jenë ato, sepse jemi ët bindur se kjo është në dobi të qytetarëve të vendit tonë. Hapja e dialogut aderues në nivel të lartë, për ne është një mundësi dhe shans i madh", tha Arben Llabunishta, deputet i BDI-së.
Kjo u tha në kuadër të konferencës së sotme ndërkombëtare me rastin e Ditës së Evropës, të titulluar "Zgjerimi i ballafaquar me sfidat e reja në Bashkimin Evropian", në organizim të Lëvizjes evropiane në Maqedoni dhe nën patronazhin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Bedri Rexhallari